Lajme
​Trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci mbërrijnë në Kosovë
Demokracia
13:41 | 28 Korrik 2021

Share:

Kanë arritur në Kosovë trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e së dielës në Kroaci.

Janë tri vetura që sapo kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 vetura të tjera ndihmëse.

Në secilën veturë janë vendosur nga një lule në shenj nderimi për jetë ne tyre.

Trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme./kp

Të ngjashme