Lajme
​Tritol në një servis makinash në Tiranë
Demokracia
09:09 | 28 Korrik 2022

Share:

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një servis makinash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04.35 në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë. Servisi i makinave është në pronësi të R.P, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Hetuesit mendojnë se ky shpërthim ka qenë një paralajmërim, por mbetet ende e paqartë për cilat motive dhe se kush ishin autorët.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të ngjashme