Lajme
​Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan, arrestohet 63-vjeçari
Demokracia
09:51 | 25 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se dje ka pranuar një informatë në rrugën e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin E.I. (1959).

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri. Arma e llojit ,,Below’’ TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë”.

“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme