Lajme
​Sot mblidhet Komiteti për Vlerësimin e Situatës me COVID-19
Demokracia
08:00 | 12 Mars 2021

Share:

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot.

Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, kështu ka njoftuar Minsitria e Shëndetësisë.

Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pasi pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta anti-COVID.

Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për tetë raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

Virusi korona i mori jetën edhe një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, e të i cilin rast e konfirmoi të enjte, drejtori i Spitali Rajonal të Gjilanit, Nistret Hajrullahu.

Të ngjashme