Më shumë së 31 mijë e 590 doza të vaksinës “Pfizer” kanë mbërritur në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet tij ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni