Lajme
​Senatorët amerikanë me porosi për Serbinë mbi qëndrimet e saj për Kinën e Rusinë
Demokracia
18:30 | 19 Prill 2022

Share:

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, thanë se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për media në Beograd më 19 prill, ata theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t’i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë biseduar edhe për vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë.

“Ne folëm për këtë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të flasim, mendoj se e kemi paraqitur qëndrimet tona”, tha senatorja.

Senatori Chris Murphy tha se ata i përcollën presidentit serb Vuçiq qëllimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të vendeve demokratike që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës.

“Ne i kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ne vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe qëndrojmë pranë popullit të Serbisë në këtë proces. Ne erdhëm në Serbi për të forcuar marrëdhëniet e mira që vendi ka me Shtetet e Bashkuara”, tha Murphy, shkruan Rel.

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili ka ngecur, pasi që nga korriku i vitit 2021 nuk ka takime në nivel të lartë, senatori Murphy tha se ishte thellësisht i zhgënjyer që nuk kishte përparim në atë proces.

LEXO EDHE: 

Vuçiq: Përmirësimi i bashkëpunimit me SHBA-në, prioritet i Serbisë

Të ngjashme