Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 482 testime kanë rezultuar pozitivë 129 qytetarë dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Rastet me COVID-19 janë regjistruar: 89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.

Aktualisht në spitalin COVID, po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.