Lajme
​Rrëmbehet një aeroplan në Itali
Demokracia
18:38 | 30 Mars 2022

Share:

Një burrë i cili dyshohet të jetë me kombësi sllovake, ka rrëmbyer një aeroplan turistik në Itali mëngjesin e sotëm, përpara se të detyrohej të aterronte në Francë, raporton radioja franceze Europe 1.

Aeroplani luftarak francez “Mirage 2000” u ngrit për të kapur avionin e rrëmbyer.

Piloti, i cili tha se është sllovak, kishte fluturuar më parë mbi bazën detare në Toulon, për shkak të së cilës hapësira ajrore e Nicës u mbyll përkohësisht.

Piloti, i cili ishte në çorape dhe pa këpucë, nuk kishte plan fluturimi apo komunikim me radio dhe fluturoi në lartësi të ulët.

Siç ka mësuar Europe 1, kidnapuesi është i moshës 34-vjeçare, por që nuk kishte dokumente identifikimi dhe ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Mediat franceze nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Të ngjashme