Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen si mënyra më e mirë dhe më e sigurt në luftimin e koronavirusit, ndërsa ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për donacionin e sotëm prej më shumë se gjysmë milionë doza të vaksinës “Pfizer” për Kosovën.
Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ardhja e donacionit prej 503 mijë vaksina nga SHBA sot në Kosovë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi, përcjell Demokracia.com.
“Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë! Faleminderit presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjendën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.
Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë!
Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë!
Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjindën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë./Demokracia.com/