Lajme
​Policia sekuestron një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë
Demokracia
23:27 | 14 Janar 2021

Share:

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, kanë ndaluar veturë me targë Kosove, dhe pas një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë:

-një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact

-karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe

-një (1) thikë.

I dyshuari;

-P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Të ngjashme