Lajme
​Plagoset nga një plumb qorr në oborrin e tij
Demokracia
10:00 | 25 Shtator 2022

Share:

Gjatë kohës që ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij, një person në Deçan është goditur nga një plumb qorr.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasoj e kësaj ka pranuar edhe trajtim mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme