Lajme
​PDK në Prizren kritikon Komunën: Bora ka bllokuar disa fshatra, rrugët e qytetit nuk janë pastruar
Demokracia
09:13 | 14 Shkurt 2021

Share:

Reshjet e borës që kanë rënë që nga dita e shtunë kanë shkaktuar probleme në komunikacion.

Rrugët janë të gjithat me borë. Me këtë rast ka reaguar dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren të cilët kanë akuzuar komunën për mospastrim të rrugëve, duke pas parasysh edhe se sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nëpërmjet një reagimi thuhet se janë bllokuar disa fshatra dhe po ashtu rrugët e qytetit të Prizrenit nuk janë të mira. Mosangazhimi për pastrimin e rrugëve, sipas PDK-së së Prizrenit dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, në ditën e zgjedhjeve shfaq brengosjen për neglizhencën e pushtetit lokal në Prizren, në lidhje me mosangazhimin e saj për pastrimin e rrugëve. Bora që ka ra dje dhe sot, ka bllokuar disa fshatra siç janë: fshatrat e Zhupës, Hasit, Vërrinit, por në gjendje jo të mirë janë edhe rrugët e qytetit. Deri në hapjen e kutive për votim, në rrugët e qytetit e aq më pak në rrugët e fshatrave, nuk është parë asnjë borëpastruese. Mosangazhimi i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve as në këtë ditë të shënuar për Kosovën, dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka. Rrugët në këtë gjendje jo të mirë, i’a pamundësojnë qytetarëve të komunës, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre. Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, i bashkëngjitet shqetësimit të qytetarëve, për këtë mosgatishmëri të pushtetit lokal dhe i bën thirrje organeve kompetente të komunës, që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të paktën në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin për media./Demokracia

Të ngjashme