Lajme
​Osmani dhe Szunyog diskutojnë për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja
Demokracia
18:26 | 18 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit të Presidencës, Szunyog e uroi Osmani edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar rreth themelimit të institucioneve të reja.

“Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit gjatë takimit është diskutuan edhe sigurimi sa më i shpejtë të vaksinës dhe bashkëpunimi sa më konkret me BE-në.

Më tej Osmani e falënderoi BE-në për rolin mbështetës në procesin e zgjedhjeve, si dhe sipas saj është e rëndësishme të respektohet vullneti i qytetarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme