Lajme
​Nitaj me kërkesa për menaxhmentin dhe bordin e Trepçës
Demokracia
12:14 | 19 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e bordit dhe menaxhmentit të Trepçës, në të cilin u diskutua për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça, në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomikë dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it, për energjinë e shpenzuar.

Ministri Nitaj ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i Trepçës, që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu, u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.

Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.

Ministri Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë, që Ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime.

Të ngjashme