Lajme
Nesër mbahet seanca për rritjen e dënimit për e vrasjen e Kujtim Veselit
Demokracia
21:22 | 23 Shkurt 2021

Share:

Nesër nga ora 10:15 në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.

Pas shqiptimit të dënimit ndaj Sefedin Osmanit nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 25 vjet burgim, familja e Kujtimit me anë të një ankesa kanë kërkuar që ky dënim të rritet.

”Gjykata Themelore në Prishtin me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit. Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Demokracia.com

Pas senacës gjyqësore, konferencë për media do të mbaj avokatja e familjes së Kujtim Veselit, Rina Kika, ku ftohen për pjesëmarrje të gjithë aktivistët e fushtatës ‘Drejtësi për Kujtimin’.

”Para mediave do të flasë edhe Rina Kika, avokatja e familjes së Kujtimit. Ju mirëpresim! Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Sefedin Osmani më 11.07.2019 në Fushë-Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veseli të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij./Demokracia.com

Të ngjashme