Lajme
​Më 5 mars mbahet konferenca e radhës për rastin e Salih Mustafës
Demokracia
08:41 | 01 Mars 2021

Share:

Me datë 5 mars është caktuar seanca e radhës në Gjykatën Speciale për rastin e Salih Mustafës.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.

Aty bëhet e ditur se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Ndryshe, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në tetor të vitit të kaluar, por Specialja kishte vendosur t’ia vazhdonte paraburgimin.

 

 

Të ngjashme