Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19.
Në 24 orë, 27 persona humbën jetën dhe 1082 të tjerë u konfirmuan pozitivë me coronavirus.
Kjo shkallë në rritje e infektimeve u konfirmua pasi u kryen 5982 teste të dyshuara. Ministria e shëndetësisë në vendin fqinj pohon se 492 pacientë të tjerë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri tani janë bërë 1.130.975 testime për COVID-19 në të gjithë vendin.
Po ashtu autoritetet shohim me shqetësim rritjen e rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në të gjithë vendin numri i tyre ka mbërritur mbi 13 mijë.
Mjekët thonë se rritja e infektimeve ka ardhur për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit “Delta”.