Lajme
​LAJMI I FUNDIT| Ndërron jetë një 9-vjeçare në QKUK në rrethana të dyshimta, policia nis hetimet
Demokracia
23:52 | 16 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima 9 vjeç, femër, shtetase kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën, shkruan Demokracia.com.

“Si vijimësi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet njoftimin e policisë.

Sonte u raportua se Policia e Kosovës kishte shkuar në Klinikën Pediatrike të QKUK-së pasi që në rrethana të dyshimta ndërroi jetë 9 vjeçarja.

Ndërkohë që edhe familjarët e viktimës ishin aty.

Ky është rasti i dytë brenda një jave, pasi të hënën vdiq një 2-vjeçare. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme