Lajme
​Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk diskutuam për hapjen e arkivave të Kosovës
Demokracia
18:32 | 15 Shtator 2021

Share:

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk diskutuam për arkivat. Më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje, e dini që kam një vizitë tre ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’iu jap përgjigjen pas të përfundojnë sepse sapo kam filluar. Tani do ta takoj Bislimi, për të vazhduar diskutimet më në detaje”, tha ai pas takimit.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme