Lajme
​Kuvendi nesër iu kthehet pikave nga seancat e papërfunduara
Demokracia
21:38 | 10 Maj 2022

Share:

Deputetët do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit të Kosovës nga ora 12:00, për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga katër seancat e kaluara plenare.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe debati mbi punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:

3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
6. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,
7. Zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Të ngjashme