Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka dhënë të drejtë partive opozitare për formimin e Komisionit Hetimor për Krizën Energjetike. Këtë e ka arsyetuar, me deklarimin që kishte bërë në kohën sa ishte shef i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se e kishte quajtur gabim mohimin e të drejtës për formim të komisionit hetimor.