Lajme
​Ish-oficeri britanik: Putin s’mund të qëndrojë në pushtet për më shumë se 6 muaj
Demokracia
18:40 | 08 Qershor 2022

Share:

Ish-oficeri i inteligjencës Christopher Steele, i cili ka punuar për shërbimin sekret britanik MI6, thotë se nuk e sheh se si presidenti rus Vladimir Putin mund të qëndrojë në pushtet për tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Duke folur për BBC, Steele tha se sapo sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, veçanërisht ato që lidhen me energjinë, të hyjnë në fuqi të plotë, ditët e Putin do të jenë të numëruara.

I pyetur për kornizën kohore specifike për rënien e Putin, Steele tha se “ka shenja se shëndeti i tij po e tradhton atë”.

Nëse burimet amerikane dhe britanike kanë të drejtë, ai tha se lideri rus mund të humbasë pushtetin për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj.

Të ngjashme