Lajme
​Instalimi i njehsorëve të ngrohjes fillon sot në këto hyrje të Ulpianës
Demokracia
10:16 | 27 Korrik 2022

Share:

Sot bëhet vendosja e alokatorëve të ngrohjes dhe valvulave termostatike në banesat e lagjes Ulpiana, konsumatore të Ngrohtores Termokos. Hyrjet ku do të fillojë instalimi këtë javë janë si vijojnë: E mërkurë 27.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H1-H2 E enjte 28.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H3-H4 E premte 29.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H5-H6 E shtunë 30.07.2022 Ulpiana D4;

Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre.

Ky proces, i cili përbëhet prej vetëm dy hapave, zgjatë rreth 30 minuta. Andaj, luten banorët të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj kohe sa zgjatë procesi i instalimit.

Për informata të detajishme përgjatë tërë fazës së instalimit të këtyre pajisjeve, qytetarët inkurajohen të drejtohen në numrin kontaktues: 0800 99 000, rrjete socialeuebfaqe të projektit Prishtina HeatSave, ose grupin në Viber.

https://www.youtube.com/watch?v=MobJy5tJI08

 

Të ngjashme