Lajme
​Hoxhaj: S’ka njohje sepse politika e jashtme në Kosovë s’ka qenë prioritet për qeverinë
Demokracia
17:33 | 01 Shkurt 2022

Share:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për dështim në sigurimin e njohjeve të reja.

Ai ka thënë se politika e jashtme për qeverinë aktuale nuk ka qenë prioritet.

“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme