Lajme
​Haxhiu – Kurtit: Kthjellu, nuk ke asnjë punë më të rëndësishme se sa zgjidhjen e problemit të grevistëve
Demokracia
13:04 | 08 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur papërgjegjësi institucionale e Qeverisë Kurti, mos fillimin e vitit të ri shkollor për shkak të grevës së mësuesve.

Haxhiu i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që sa më parë të ulet në dialog me grevistët

Deputeti tha se Kurti nuk ka asnjë punë më të rëndësishme sesa zgjedhjen e problemit me grevistët.

“Kthjelluni o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shfaqura kaprroçit dhe egot personale”, tha Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Vazhdon papërgjegjësia institucionale e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e kërkesave të mësimdhënsve, respektivisht për fillim normal të vitit shkollor.

Dy javë grevë , një javë humbje mësimi dhe asnjë takim i Qeverisë, përgjegjësve institucional për të diskutuar e zgjidhur kërkesat e mësimdhënsve.

Çfarë pune me të rëndësishme ka Qeveria e Albin Kurti sot se sa të zgjidh problemin e grevës?!

Kthjellnu o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shafqur kapriciot dhe egot personale.

Greva sot është problemi më i madh në Kosovë.

Paaftësisa e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po i lë pa mësim nxënësit.

Paaftësia e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po shkakton dëshpërim dhe pasiguri të nxënësit.

Qeverita Kurti diskuton e angazhohet si ta thyejnë grevën e jo si të zgjidhin kërkesat e mësimdhënsve.

Kërcënojnë dhe shantazhojnë kryetarët e komunave, mësimdhënesit dhe qytetarët për ta thyer Grevën e nuk gjejnë kohë të takohen me Sindikatat për t’i zgjidhur kërkesat e tyre.

Kjo është papërgjegjësi dhe paaftësi instituacionale e Qeverisë Kurti.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025