Lajme
​Haradinaj: Është fyese kjo çfarë po synon Kurti me çështjen e luftëtarëve të lirisë
Demokracia
20:23 | 28 Mars 2022

Share:

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha tash që kryeministri Albin Kurti të merret me çështjen e veteranëve.

Ai në RTK ka thënë se sot do të duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura.

“Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe një herë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, tha Haradinaj, duke pyetur se kush është më veteran lufte, ai apo Kurti.

“Është fyese kjo çfarë po synon Kurti me çështjen e luftëtarëve të lirisë. Nuk është koha që tash Kurti të merret me çështjen e veteranëve”, u shpreh ai.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës më herët ka folur për veteranët e luftës në Kosovë. Ai tha se “nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”.

Të ngjashme