Kuriozitete
​Gerontologët: Elizabeth II dëshmoi forcën e të moshuarve
Demokracia
07:58 | 10 Shtator 2022

Share:

Mbretëresha Elizabeth II përfaqëson dëshminë më të mirë të forcës dhe elasticitetit në pleqëri, domethënë aftësinë për t’u përshtatur dhe për të kapërcyer vështirësitë që mund të ndikojnë rëndë në jetën e kujtdo, deklaroi presidenti i Shoqatës Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrisë (SIGG) Francesco Landi.

”Elizabeth II ka kaluar dy shekuj. Ajo ka jetuar Luftën e Dytë Botërore, Luftën e Ftohtë, terrorizmin e IRA-s dhe të gjitha këto me përvoja personale tragjike dhe të rënda”, deklaroi ai.

”Jeta e Elizabeth II u përshkua nga kriza, vështirësi dhe skandale reale, të cilat ajo mundi t’i përballonte duke dhënë gjithmonë prova të fortësisë dhe qëndrueshmërisë”, theksoi Landi.

“Falë mirëqenies dhe përparimeve mjekësore, përmirësimit të përgjithshëm të cilësisë së jetës, gjithnjë e më shpesh të moshuarit mbi të tetëdhjetat janë të pranishëm në qarkun e socialitetit, kulturës dhe madje edhe politikës”, tha ai.

Sipas gerontologëve ”njerëzit shumë të moshuar janë një burim ideal dhe praktik, vlerën e të cilit nuk e kuptojmë realisht”.

”Në jetëgjatësinë e saj, me historinë e saj politike dhe personale, Elizabeth II na bën të kuptojmë plotësisht se si të kemi një jetë aktive edhe në një moshë të shtyrë, jo vetëm të shëndetshme, por edhe të suksesshme”, shtojnë ata. /ANSA

Të ngjashme