Lajme
​Fjalimi i Menendez para senatorëve amerikanë, Bislimi: Lobimi që e shpëton Kosovën
Demokracia
18:32 | 16 Shkurt 2022

Share:

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka komentuar deklaratën e senatorit Robert Menendez para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, fjalim i cili sipas tij, përfaqëson “lobimin që e shpëton Kosovën”.

Bislimi ka shkruar në Facebook se senatori Menendez i është drejtuar përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, duke i thënë që po i bënë presion Kosovës që të implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke shtuar se kjo nuk duhet të ndodhë.

Sipas Bislimit, fjalimi i sotëm i Menendez është sukses i Ligës qytetare shqiptaro-amerikane.

“Ky është suksesi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky është lobimi që shpëton Kosovën dhe kjo është mënyra e fitores në Capitol Hill, tash e mbi tri dekada! Shikoni deklaratën e Senatorit Menendez, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, dhe mik i çmuar i Ligës sonë:

Senatori Menendez për z. Escobar: Ju po i bëni presion Kosovës që të implementojë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur disa papërputhshmëri të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për këtë asociacion. Unë mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të bëjmë edhe një Republika Srpska, dhe nuk duhet assesi të dëmtojmë sovranitetin e Kosovës… Përkundrazi presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës tanimë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai ka bashkëngjitur edhe deklaratën e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Pablo Escobar.

“Escobar u përgjigj se ‘as SHBA-të nuk përkrahin një asociacion të që dëmton sovranitetin e Kosovës, dhe unitaritetin e qeverisjes në vend. Por, ne kërkojmë të bëhet një asociacion për të cilin merren vesh Kosova e Serbia dhe i cili nuk bie ndesh me normat ligjore në Kosovë, prandaj është obligim i Kosovës të jap modelin e duhur për këtë asociacion… Po, prandaj po përpiqemi te arrijmë një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke”, ka thënë Escobar, sipas Bislimit.

Të ngjashme
Lajme • 12 Qershor 2024