Sport
​Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, kampioni përballë Malishevës
Demokracia
08:02 | 22 Gusht 2021

Share:

Edicioni i ri garues 2021/22 i Superligës së Kosovës nisi dje me tri ndeshje mjaftë interesante ku Drita fitoi me përmbysje ndaj Feronikelit, kurse Gjilani dhe Llapi i ndalën me barazim kundër Drenicës përkatësisht Ulpianës.

Sot, elita e futbollit vendor vazhdon edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e promovuar sivjet në Superligë, Malishevën me fillim nga ora 17:00.

Në po të njëjtën orë do të ballafaqohen dhe Ballkani me Dukagjinin në Suharekë.

Të ngjashme