Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi sot një video-telefonatë për më shumë se një orë me kryeministrin Boris Johnson dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë.
Shtëpia e Bardhë shkroi në Twitter se ata ranë dakord të “vazhdojnë të rrisin kostot ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dëshiron që Perëndimi të rrisë presionin ndaj Rusisë, duke ndaluar blerjen e naftës dhe gazit të saj, por deri më tani një marrëveshje nuk është arritur.
Ekziston frika se vendet evropiane që mbështeten shumë në energjinë ruse mund të goditen veçanërisht rëndë nga një veprim i tillë.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se liderët përsëritën gjithashtu “angazhimin për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën”.
“Përveç kësaj, ata diskutuan angazhimet e tyre përkatëse të fundit me presidentët ukrainas dhe rus”.
.@POTUS held a secure video call today with President Macron, Chancellor Scholz, and Prime Minister Johnson. The leaders affirmed their determination to continue raising the costs on Russia for its unprovoked and unjustified invasion of Ukraine. pic.twitter.com/mgLIZAU2K8
— The White House (@WhiteHouse) March 7, 2022