Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, thuhet në njoftim.