Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një jave ka shqiptuar 874 gjoba në rajonin e Gjilanit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me këtë rast janë konfiskuar dhjetë patentë-shofer, janë shqiptuar nëntë gjoba për ngasësit e motoçikletave dhe shtatë gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese, përcjell Demokracia.com.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Gjilan, gjatë periudhës 17-23 qershor ka shtuar aktivitetet në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë shqiptuar 874 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Me këtë rast janë konfiskuar dhjetë patentë-shofer, janë shqiptuar nëntë gjoba për ngasësit e motoçikletave dhe shtatë gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet javore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale në Gjilan
Gjilan, 24 qershor 2022
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr), DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 17-23.06.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 874 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.
Gjatë kësaj jave nga NJRKRR janë ndërmarr aktivitete në:
• Konfiskuar dhjetë (10) patentëshofer;
• Shqiptuar nëntë (9) gjoba për ngasësit e motoçikletave;
• Shqiptuar shtatë (7) gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Demokracia.com/