Lajme
​60 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Demokracia
19:41 | 01 Maj 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 60 raste të reja me koronavirus nga 859 testime dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 32. Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa janë shëruar 41 qytetarë.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 275.167 raste me koronavirus, prej tyre 271.254 janë shëruar, 417 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.

Të ngjashme