Lajme
​5 viktima dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Demokracia
17:13 | 16 Shkurt 2021

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2 mijë e 275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 5 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97 mijë e 459 raste, prej të cilëve 88 mijë e 301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë dhe 6 mijë e 152 janë raste aktive.

Të ngjashme