Lajme
​43 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri
Demokracia
20:21 | 04 Prill 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime, nga të cilat 43 persona kanë rezultuar me COVID-19.

Ndërkohë, fatmirësisht prej ditësh nuk ka persona që kanë humbur jetën, ndërsa 62 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 30. Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.924 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më tash ka regjistruar 273.913 raste me koronavirus, 269.924 janë shëruar, 497 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.

Të ngjashme