Lajme
​32 viktima dhe 199 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
19:10 | 06 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rastet e reja kanë rënë ndjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 558 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 119 persona, pjesa më e madhe në Shkup – 157.

Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë në 6 mijë e 97, shkruan alsat.

Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, duke çuar në 159 mijë e 365 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Rastet aktive me COVID-19 janë 14 mijë e 781.

Të ngjashme