ShowBiz
​ Rita Ora merr vëmendjen me performancën energjike dhe paraqitjen provokuese në festivalin ‘Zurich Open Air’
Demokracia
20:42 | 30 Gusht 2022

Share:

Rita Ora dukej e pabesueshme të shtunën teksa doli në skenë, në festivalin e ‘Zurich Open Air’.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan me shkëlqim argjendi me prerje të shumta që nxirrnin në pah gjoksin e saj.

Veshja e ngushtë e Ritës ishte stolisur me thekë vezulluese dhe vinte në pah këmbët e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Ajo i stiloi flokët e saj bionde në valëzime të mrekullueshme dhe u kombinua me aksesorë të ndryshëm, si një sërë unazash dhe byzylykë me shkëlqim.

Ajo e kompletoi dukjen e saj me një buzëkuq rozë dhe dekorime sysh me shkëlqim të aplikuara në makijazhin e saj.

Rita bëri një performancë energjike, ndërsa u shfaq në skenë me një palë çizme me taka të larta të mbuluara me shkëlqim.

Festivali filloi të martën, me emra të njohur si: Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-Eazy dhe David Guetta.

Ndërsa artistë si: Kygo, Lewis Capaldi dhe Camelphat iu bashkuan Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit.

Kjo paraqitje e saj në këtë festival vjen pak kohë pasi ylli me origjinë shqiptare lidhi kurorë fshehurazi të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi në fillim të këtij muaji në një ceremoni private, shkruan Telegrafi.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike lidhjen e tyre në gusht të atij viti.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të shënuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024