Sport
​​Busquets i thotë lamtumirë Barcelonës në fund të sezonit, spanjolli tashmë ka zgjedhur ekipin e ri
Demokracia
21:56 | 21 Shtator 2022

Share:

Sergio Busquets pas 17 vitesh është gati t’i japë lamtumirën Barcelonës.

Kontrata e 34-vjeçarit do të përfundojë qershorin e ardhshëm dhe raportohet se nuk është rinovuar. Megjithatë, spanjolli do të vazhdojë të luajë dhe tashmë ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm: Inter Miami i David Beckham.

Javët e fundit tashmë ishte folur për një transferim të mundshëm të mesfushorit në MLS, por lojtari spanjoll në fund qëndrooi te Barcelona.Tani, megjithatë, ai duket gati të mbyllë aventurën e gjatë katalanase.

Pas 17 vitesh besnikëri absolute ndaj Barcelonës, Busquets do të ishte gati të transferohej te Inter Miami. Jo në janar, siç shpjegon gazeta spanjolle Sport, por në qershor të vitit 2023, kur i skadon kontrata.

Gazeta “Sport” shton se mesfushori do të kishte pranuar kushtet e klubit nga Florida dhe do të ishte i etur për të vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara. Spanjolli do të ishte vetëm i fundit nga lojtarët europianë që do të kalonte në MLS.

Për Inter Miami, i cili aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore të MLS, do të ishte një shartim përvoje dhe cilësi. Megjithatë, nëse lojtari merr një propozim rinovimi, ai mund të zgjedhë të qëndrojë në Camp Nou për një sezon tjetër./Demokracia.com/

Të ngjashme