COVID-19KosovaSot:279Të gjitha:158,675|Bota 227,951,739
Prishtina 22 °C
Auto&Tech
​Nëse zotëroni një Iphone duhet ta përditësoni menjëherë, jeni të ekspozuar ndaj përgjimeve
Demokracia
17:26 | 14 Shtator 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Zhduken dy motra të mitura në Prishtinë Dy motra të mitura në Prishtinë janë zhdukur gjatë ditës së premte. Rastin në polici e ka ra...

Apple ka lëshuar një thirrje urgjente për të përditësuar programin në pajisje për shkak të një anashkalimi kritik të sigurisë ku përdoruesit ishin të ekspozuar ndaj përgjimeve.

Më konkretisht është zbuluar një e metë, që lejon hakerët të kenë qasje në pajisje përmes shërbimit iMessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë në ndonjë link apo dokument.

Problemi serioz prek të gjithë sistemin operativ të gjigandit teknologjik, thonë ekspertët.

Apple lëshoi një përditësim sigurie në kundërpërgjigje të një skedari PDF të krijuar me keqdashje. Laboratori i Universitetit të Torontos, i cili së pari nxori në pah problemin serioz, zbuloi prova të spiunazhit pa klikim, por kjo është hera e parë që është zbuluar skema e plotë se si funksionon dhe prandaj mund të luftohet.

Ekspertë të pavarur thanë se e gjithë kjo ishte zbuluar nga tentativa për përgjimin e një aktivisti të Arabisë Saudite. Ka qenë në përdorim që prej shkurtit dhe mundësonte instalimin e “Pegasus”, një program i fuqishëm përgjimi të krijuar nga kompania izraelite NSO. Kjo platformë përgjimi është përdorur për të shënjestruar gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut e deri te liderët shtetërorë në shumë vende të ndryshme./A2

Të gjitha