COVID-19KosovaSot:279Të gjitha:158,675|Bota 227,951,739
Prishtina 21 °C
Lajme
​Musliu: Në seancë u hap edhe fushata për zgjedhjet lokale
Demokracia
12:41 | 28 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Zhduken dy motra të mitura në Prishtinë Dy motra të mitura në Prishtinë janë zhdukur gjatë ditës së premte. Rastin në polici e ka ra...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar debatin që po bëhet në Kuvendin e Kosovës derisa në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore.

Sipas saj, në këtë seancë është dashur të kalohet drejtpërdrejt në votim të amendamenteve.

“E kam goxha bezdi të flas si ‘kofini pas të vjelave, se debatet sot janë këtu debate shterpë, gjithçka ka kaluar, por mua më befasoni ju zotëri kryetar pse po lejoni kaq shumë debat me një përvojë tuajën mbi 10 vjeçare në kuvend e dini se është dashur të futemi direkt në votimet e amendamenteve dhe arsyetimet e amendamenteve”, ka thënë Musliu.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur deputetes Musliu duke lexuar nenin 58 të rregullores së kuvendit i cili përcakton se në shqyrtimin e dytë të projektligjit përveç paraqitjes së raportit nga komisioni funksional dhe diskutimit të grupeve parlamentare, mund të flasin edhe përfaqësuesit r qeverisë dhe deputetët e tjerë.

“Tash ne kishim mujt me ua mohu të drejtën e deputetëve por kjo kishte qenë shkelje nëse do ta bënim ketë gjë. Ju jeni e saktë kur po thoni që në praktikat e mëhershme të Kuvendit und të kemi shkuar drejt në votim të amendamenteve, mirëpo nëse e respektojmë nenin 58 të rregullores së Kuvendit të Kosovës nuk kemi të drejtë të ua shkurtojmë fjalën deputetëve dhe të drejtën e tyre për diskutim”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa deputetja e PDK-së kërkoi nga deputetët që të jenë më produktiv.

“Faleminderit kryetar për kohën që morët që të lexoni rregulloren e Kuvendit, përkatësisht me këtë çështje. Është plotësisht ajo që thoni ju, por e thash që jeni deputet më 11 vite ndoshta përvojë dhe i dini shumë mirë praktikat që i ka ndjek ky kuvend dhe kërkova të jemi më praktik në çështje të tilla dhe mos të harxhojmë kohë koti sepse edhe ju e dini që ky debat nuk prodhon asgjë përveç polemikave politike që mund të kenë sot këtu. Dhe ju e pat që në këtë sallë sot u hap edhe fushata elektorale për tetorin që na pret për zgjedhjet komunale, dhe duke u nis nga kjo kërkoj nga kuvendi që të jemi më produktiv në punën që ne bëjmë”, ka thënë Musliu.

Ky diskutim është bërë në seancën ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore.

“Pajtohem me ju sidomos në thirrjen për prakticitet”, ka thënë shkurt Konjufca.

Të gjitha