COVID-19KosovaSot:279Të gjitha:158,675|Bota 227,951,739
Prishtina 22 °C
Kuriozitete
​“Mushkëria e hekurt”, nisi përdorimin para 93 vjetësh
Demokracia
07:48 | 28 Korrik 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Zhduken dy motra të mitura në Prishtinë Dy motra të mitura në Prishtinë janë zhdukur gjatë ditës së premte. Rastin në polici e ka ra...

Më 29 korrik 1928 u përdor për herë të parë “mushkëria e hekurt”, siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në Bellevue të Nju Jorkut, spitali më i madh publik.

Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor.

Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa pasur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, por ai mund ta mbajë atë me vete, në mënyrë që ta ndihmojë në çdo kohë për të normalizuar frymëmarrjen./KosovaPress/

Të gjitha