Lajme
​Hoti dhe Szunyog diskutojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19
Demokracia
12:40 | 01 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdulla Hoti është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog me të cilin ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër COVID-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane.

Hoti me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, dhe e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, shkruan Demokracia.com

Hoti ka thënë se qeveria në detyrë është e përkushtuar t’i kryejë detyrat deri në krijimin e qeverisë së re.

“Qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryej të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re”, thuhet në komunikatë.

Më tutje në komunikatë thuhet se qeverisë në detyrë, dë të vazhdojë me agjendën e reformës evropiane, për liberalizimin e vizave, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të BE-së./Demokracia.com

Të ngjashme