Lajme
Pas dështimit në KiE, Kurti e Osmani takohen me zyrtaren e lartë amerikane
Demokracia
08:21 | 19 Maj 2024

Share:

Sot nënsekretarja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Elizabeth Allen do të takoj dy krerët e shtetit, presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Fillimisht nga ora 09:00, Presidentja Vjosa Osmani sot do ta presë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë.

Ato do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.   Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15  dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:15. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë.”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Këto takime të krerëve të shtetit me nënsekretaren amerikane vijnë pas dështimit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024